Me rastin e 103-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të shtunën, më 28 nëntor 2015, Shoqata Greikoci me seli në Kleindöttingen AG organizoi një program festiv në Restaurant «Winkelried» të Wettingen-it, kantoni Aargau.
Në këtë manifestim morën pjesë mbi 350 shqiptarë nga të gjitha trevat. I pranishëm ishte edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Zürich, Salih Sefa.
Shoqata, në bashkëpunim me aktorin Adem Kicaj, organizoi një program kulturo-artistik. Morrën pjesë këngëtarët Naxhije Fejza, Emin Racaj, Isak Karaxha, dhe këngëtarët nga Greikoci që udhëtuan posaçërisht: Naser Kicaj, Majlinda Kurtishaj, Fatmir dhe Hasan Kurtishaj.
Në shfaqjet teatrale për Besim Ndrecajn dhe Ismail Qemalin performuan Florim Kleqka, Ilmi Hajzeri, Doruntina Jahelezi dhe Adem Kicaj.
Shoqata falënderon pjesëmarrësit, artistët, ansamblin «Trojet» nga Winterthuri dhe grupin e vallëzimit «Rinia» nga Spreitenbach-u.
Burimi: albinfo.ch, 2015