Më 17 maj 2015 është themeluar Shoqata Greikoci në Spreitenbach AG, Zvicër. Shoqata Greikoci është një bashkësi e cila synon përmirësimin e jetës shoqërore në fshatin Greikoc (komuna e Therandës – Republika e Kosovës) dhe organizon tubime të ndryshme për mërgatën e fshatit Greikoc.
Antarsimi në shoqatën Greikoci është i hapur për të gjithë bamirësit — banor apo jobanor të fshatit Greikoc — dhe për firmat e ndryshme.